Futbollistja e talentuar gjilanase, Ema Maliqi , është përfshirë në listën zyrtare të përzgjedhëses Sanije Krasniqi për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian me Kombëtaren e Kosovës U-17.
Maliqi mbetet e vetmja futbolliste nga qyteti i Gjilanit që ka marrë këtë ftesë për këtë grumbullim tejet të madh, duke u shndërruar në krenarinë e sportit lokal.
Ema, e cila është vetëm 16 vjeçe, luan në ekipin e parë senior të KFV “Prishtina” .
Ajo ka shënuar një rekord personal si mesfushorja më e re që ka debutuar në kampionatin e Kosovës, duke treguar një të pjekur të lartë në fushën e gjelbër.
Ftesa për Emën vjen në një moment të mirë për këtë gjeneratë, pasi Kombëtarja U-17 shpallet “Kombëtarja e vitit” nga Komiteti Olimpik.
“Dardanet” e reja do të kenë një mision tejet të vështirë në kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Ato jane pjese e Grupit A6 , ku do te masin forcat me disa nga shtetet me të forta të kontinentit të vjetër, Spanjën, Portugalinë dhe Hungarinë
Ndeshjet e grupit do të luhen në Portugalisë, kurse përballja e parë e tyre do të jetë kundër Spanjës me 1 mars.
Për Ema Maliqin, kjo ftesë është një mundësi e artë për të treguar talentin e saj në arenën ndërkombëtare.
