Të dielën mbahet takim informues për legalizimin e objekteve në Malësinë e Bujanocit

 

Banorët e Malësisë së Bujanocit ftohen të marrin pjesë në një takim informues lidhur me ligjin e ri në Serbi për regjistrimin (legalizimin) e shtëpive dhe objekteve të paregjistruara.

Informata zyrtare dhe të detajuara do të prezantohen nga Duan Salihu, përfaqësues nga gjeodezia, i cili do të sqarojë procedurat e regjistrimit, dokumentet e nevojshme, afatet kohore dhe kushtet ligjore, si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve.

Duke pasur parasysh se në fshatrat e Malësisë ka ende një numër të madh shtëpish dhe objektesh të paregjistruara, ky takim paraqet një mundësi të rëndësishme për t’u informuar drejt dhe me kohë mbi obligimet dhe të drejtat ligjore.

Takimi informues do të mbahet të dielën, në Xhaminë e Zarbicës, pas namazit të drekës.

 

Shpërndaj me të tjerët