Aktivistët e Malësisë së Bujanocit organizojnë aksion vullnetar për pastrimin e rrugës Muhoc–Zarbicë
Disa aktivistë të Malësisë së Bujanocit, në krye me imamin e xhamisë në Zarbincë, kanë ndërmarrë një iniciativë vullnetare për pastrimin e rrugës Muhoc–Zarbicë, aksion i cili do të realizohet këtë të premte.
Organizatorët theksojnë se, në vend të ankesave, është koha për veprim konkret dhe dhënie të kontributit aty ku ka nevojë.
Muaji dhjetor tashmë është shndërruar në muaj të angazhimit dhe aktiviteteve për Malësinë e Bujanocit, duke dëshmuar se bashkimi dhe solidariteti sjellin rezultate konkrete.
Sipas njoftimit, aksioni i pastrimit është i domosdoshëm për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe degëve të pemëve pranë rrugës, të cilat kanë penguar qarkullimin e lirë dhe të sigurt të automjeteve dhe këmbësorëve. Me këtë rast, organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që kanë mundësi t’u bashkohen këtij aktiviteti vullnetar, duke kontribuuar me vullnet të mirë dhe frymë solidariteti për të mirën e përbashkët. T
akimi me aktivistët dhe të interesuarit do të mbahet te Xhamia e Zarbicës, me fillim nga ora 08:00, ku do të bëhet edhe koordinimi i punëve në terren.
Shënim: Në rast të reshjeve të borës ose kushteve të pafavorshme atmosferike, aksioni mund të anulohet dhe të shtyhet për një datë tjetër, për të cilën qytetarët do të njoftohen me kohë.
Së bashku për një rrugë më të sigurt dhe për një Malësi më të mirë.

