Në nderim të figurës së madhe të artit dhe kulturës shqiptare, aktorit dhe regjisorit Enver Petrovci, Teatri i Gjilanit ka vendosur të anulojë shfaqjen e planifikuar për sonte, “Jam unë Ajo”.
Ky vendim është shenjë respekti dhe dhimbjeje për humbjen e një personaliteti që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën dhe jetën tonë kulturore.
Teatri i Gjilanit bashkëndan dhimbjen me familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin artistik në këtë moment të rëndë.