Teatri i Qytetit ka nderuar aktorët e gjeneratës së vjetër në një ceremoni të thjeshtë, por plot ndjenjë, duke shprehur mirënjohje për përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë e tyre për skenën.
Këta artistë i dhanë zë, shpirt dhe dinjitet teatrit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kulturore të qytetit. Kontributi i tyre mbetet themel i trashëgimisë artistike dhe frymëzim për brezat e rinj.
“Faleminderit që na mësuat çfarë do të thotë të jetosh për teatrin”, u tha në këtë ceremoni nderimi.
Mirënjohje për Sabedin, Jashar, Ramadan, Naser dhe Mejreme.
Teatri i Qytetit nderon aktorët e gjeneratës së vjetër
