Thellohet bashkëpunimi humanitar mes Kryqit të Kuq – Gjilan dhe KFOR-it Turk

 

Kryqi i Kuq – dega Gjilan priti sot në një vizitë zyrtare përfaqësues të KFOR-it Turk, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e veprimtarisë humanitare dhe menaxhimit të emergjencave.

Gjatë takimit u prezantuan aktivitetet dhe programet e Kryqit të Kuq – Gjilan, si dhe u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në projekte dhe iniciativa me interes të përbashkët për komunitetin.

Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të partneritetit dhe rritjes së koordinimit në shërbim të qytetarëve dhe nevojave humanitare.

Kryqi i Kuq – Gjilan shpreh mirënjohjen e tij ndaj KFOR-it Turk për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme

 

Shpërndaj me të tjerët