Thirrje publike për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore me temë: Shkollat e hershme shqipe dhe sfidat në arsim sot

Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shkenca Humane – “Akademia Stublla – 1584” ka hapur thirrje PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE

Tema e Konferencës:
Shkollat e Hershme Shqipe dhe Sfidat në Arsim Sot

Data dhe Vendi:
Stubell, 23 maj 2026, ora 11:00

Në konferencë ftohen të marrin pjesë studiues, pedagogë, mësimdhënës dhe hulumtues nga fusha e historisë së arsimit, trashëgimisë kulturore dhe shkencave humane.

Pjesëmarrja realizohet përmes paraqitjes së kumtesave shkencore. Kumtesat e pranuara do të botohen para ditës së konferencës dhe do të shpërndahen për pjesëmarrësit.

Afatet kryesore:

* Konfirmimi i pjesëmarrjes: deri më 1 mars 2026

* Dërgimi i kumtesave: deri më 25 prill 2026

Detajet për kumtesat:

* Gjatësia e punimeve nuk duhet të tejkalojë 10 faqe (A4)

* Adresa për dërgim dhe kontakt: stublla_gj@hotmail.com

Ju ftojmë të konfirmoni pjesëmarrjen dhe të dërgoni kumtesat brenda afateve të përcaktuara!

 

Shpërndaj me të tjerët