Trajtime dhe  vizita rekord në Pediatri gjatë 2025

 

Mbi 14,700 vizita dhe trajtime të avancuara në Repartin e Pediatrisë gjatë 2025

Gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, Reparti i Pediatrisë dhe ambulancat specialistike regjistruan 14,706 vizita ambulantore, 809 pranime në repart, 866 raste në observim dhe 16 transfere në QKUK – Prishtinë.

Në kuadër të punës së tyre janë realizuar ndërhyrje dhe shërbime specialistike, përfshirë trajtimin e konvulsioneve febrile, laringjiteve subglotike, bronkioliteve, si dhe ekzaminime EKG, ECHO dhe ultrazë të abdomenit.

Janë zhvilluar gjithashtu konsultime me shërbimet e tjera spitalore dhe prezantime të rasteve specifike që kërkonin trajtim ekipor.

Aktiviteti i repartit është i fokusuar në trajtim efikas të fëmijëve, me qëndrime sa më të shkurtra spitalore dhe shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve.

 

Shpërndaj me të tjerët