Tregu i Gjelbër në Gjilan punon edhe të dielave për festat e fundvitit

 

 NPL “Tregu” Sh.A. njofton qytetarët dhe palët e interesuara se, për shkak të rritjes së fluksit gjatë sezonës festive të fundvitit, nga data 21.12.2025 deri më 04.01.2026, Tregu i Gjelbër, lokalet afariste dhe parkingu i ndërmarrjes do të jenë të hapura edhe ditëve të diela.

Ky vendim është marrë me qëllim të ofrimit të shërbimeve më efikase dhe krijimit të lehtësirave për qytetarët dhe bizneset gjatë kësaj periudhe festive.

Ky njoftim është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të NPL “Tregu”.

Njëkohësisht, NPL “Tregu” u dëshiron mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë dhe një qëndrim sa më të këndshëm në vendlindje

Shpërndaj me të tjerët