QGjilani arkëton tri pikë të rëndësishme ndaj Malishevës
Skuadra e Gjilanit ka siguruar një fitore të vlefshme në transfertë, duke mposhtur Malishevën me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Të kuqtë e nisën ndeshjen fuqishëm, duke kaluar në epërsi që në minutën e 4-të me golin e Jaroviq, i cili shënoi nga afërsia pas një aksioni të ndërtuar nga krahu i djathtë.
Avantazhi u dyfishua në minutën e 25-të, kur Morina realizoi për 2:0 me një goditje me kokë.
Në minutën e 89-të, Samuel Opeh ngushtoi rezultatin në 2:1 për Malishevën, por nuk mjaftoi për të shmangur fitoren e Gjilanit.
Kjo fitore e ngjit Gjilanin më lart në tabelë dhe forcon ambiciet e skuadrës për pjesën e mbetur të kampionatit.
