Atleti Leon Thaçi nga KA Rogana ka dominuar pa asnjë konkurrencë të denjë garën në disiplinën 1000 metra për seniorë, duke siguruar bindshëm vendin e parë. Suksesit të klubit iu shtua edhe Rozat Rrudhani, i cili arriti të renditet i treti në këtë disiplinë.
Ky është një tjetër dëshmi e fuqisë së klubit të atletikës Rogana, i njohur si “fabrikë e talenteve”, që vazhdimisht nxjerr kampionë e garues me rezultate të larta.
Në prapavijë të këtyre arritjeve qëndrojnë dy legjenda të atletikës kosovare: Zijadin Kryeziu, rekordmen i shtigjeve të gjata, dhe Musa Hjadari, kampion i shumëfishtë në Kosovë dhe me rezultate të spikatura edhe në arenën ndërkombëtare.