Triumf spektakolar, Kosova e madhe ndaj Suedisë

 

Kosova ka shkëlqyer në “Fadil Vokrri”, duke mposhtur 2-0 Suedinë në ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin.

Goli i parë erdhi në minutën e 26-të, kur Elvis Rexhbeçaj shfrytëzoi një top të gjatë dhe e dërgoi saktë në rrjetë. Vetëm pak para fundit të pjesës së parë, në minutën e 42-të, Rrahmani asistoi për Vedat Muriqin, i cili me qetësi e shënoi golin e dytë.

Në pjesën e dytë, suedezët provuan të reagojnë duke rritur presionin, por pa arritur të konkretizojnë. Në fund, Kosova mori fitoren e parë dhe tri pikë të rëndësishme, duke u ngjitur në vendin e dytë të grupit, dy pikë mbi Suedinë dhe tre pas Zvicrës kryesuese që mposhti Slloveninë 3-0.

Me këtë fitore, Kosova ka mbyllur gojën kritikëve pas disfatës zhgënjyese në Zvicër, duke treguar karakter, forcë dhe cilësi të lartë loje.

 

Shpërndaj me të tjerët