Një nga turnetë më të njohur verorë në rajon, ai i Roganës, po shkon drejt finales së madhe. Ky turne, që organizohet çdo vit për nder të dy Dëshmorëve nga Rogana, të rënë heroikisht në betejën e Koshares, po përmbyllet me përballje të forta sportive dhe interesim të madh nga publiku.
Të premten u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale, ku janë arritur këto rezultate: KF Kalaja 4 – 0 FC 06 Gjilan dhe FC Martils 3 – 2 FC Abea
Pas këtyre dueleve të zjarrta, është përcaktuar edhe finalja e madhe:
FC Martils (Prishtinë) – KF Kalaja (Kopernicë)
Ndeshja për trofeun do të luhet të dielën, duke filluar nga ora 19:00, dhe pritet të jetë një përballje emocionuese mes dy skuadrave që kanë treguar formë të shkëlqyer gjatë gjithë turneut.
Ky turne jo vetëm që promovon sportin dhe të rinjtë, por edhe mban gjallë kujtimin për heronjtë e kombit, përmes një atmosfere që bashkon komunitetin.