Turp në stadium: Parulla shoveniste kundër Kosovës në Qipro

 

Një episod i turpshëm dhe politikisht i ngarkuar ndodhi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Pafos FC dhe Crvena Zvezdës në Limasol.

Tifozët e Pafos filluan të brohorisnin “Kosova”, ndërsa tifozët e Crvena Zvezdës, të sinkronizuar me ta, vazhduan me “Serbia”. Kështu, në mënyrë të koordinuar, u krijua jehona e parullës shoviniste e raciste “Kosova është Serbi”.

Ky veprim i orkestruar është shqetësues sidomos duke marrë parasysh se Qiproja është ndër shtetet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Atmosfera sportive u shndërrua në një platformë politike diskriminuese, e ngjashme me skenat e shpeshta në stadiumet e Beogradit.

Ekspertët e sportit theksojnë se Federata e Futbollit e Kosovës duhet të reagojë urgjentisht ndaj këtyre manifestimeve shoviniste të tifozëve serbë dhe aleatëve të tyre, të cilat po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në arenat ndërkombëtare.

 

Shpërndaj me të tjerët