U hodh shorti për sezonin e ri, Drita udhëton, Gjilani luan në shtëpi

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për edicionin e ri të Superligës dhe Ligës së Parë. Kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, në emër të FFK-së uroi një edicion të mbarë për të gjitha klubet, duke apeluar për organizim dhe korrektësi gjatë gjithë sezonit.

Sezoni 2025/26 nis më 16 gusht, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë zhvillohen më 16 dhe 17 gusht.

Shorti rezervoi përballje interesante për dy skuadrat gjilanase:

Kampioni aktual, Drita, do të udhëtojë përballë Ferizajt, në një sfidë ku synon ta nisë mbrojtjen e titullit me fitore.
Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit Ballkani, në një ndeshje që pritet të sjellë emocione që në start të sezonit.

 

Shpërndaj me të tjerët