Ujëvarë mbresëlënëse zbulohet në Kremenatë të Kamenicës nga Arian Mavriqi

 

Arian Mavriqi, humanist, fotograf dhe ruajtës fanatik i natyrës dhe mjedisit, ka zbuluar edhe një ujëvarë tjetër në malet e fshatrave të Kamenicës.

Këtë herë, ujëvara që krijon një pamje fantastike dhe mbresëlënëse është vërejtur në vendin Çar të fshatit Kremenatë të Kamenicës, një fshat kodrinor-malore, ku natyra ofron bukuri të rralla dhe të paprekura.

Malësia e Kamenicës njihet për male, pyje, ujëvara dhe natyrë të mahnitshme, si dhe për kullosa të shumta, të cilat fatkeqësisht sot mbeten kryesisht të pashfrytëzuara.

Me angazhimin e tij të vazhdueshëm, Arian Mavriqi, si një personalitet shumëdimensional, po u krijon mundësi institucioneve relevante lokale dhe qendrore që t’i trajtojnë më seriozisht këto pasuri natyrore, përfshirë ujëvarat dhe zbulime të tjera mbresëlënëse.

Shpërndaj me të tjerët