Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka pritur në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të FSK-së, nënkolonel Arben Avdyli, së bashku me ekipin e tij.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional, ku u diskutua rëndësia e rolit të FSK-së në sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin shoqëror, si si dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushën e edukimit, trajnimeve, ligjëratave tematike dhe përfshirjes së studentëve në aktivitete të përbashkëta.
Rektori Dermaku vlerësoi kontributin e FSK-së dhe rikonfirmoi përkushtimin e UKZ-së për bashkëpunime të qëndrueshme me institucionet e sigurisë, ndërsa nënkolonel Avdyli falënderoi universitetin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rolin e tij në formimin e brezave të rinj.
Të dy palët u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në projekte dhe aktivitete të përbashkëta edhe në të ardhmen.

