Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Rexhi Sh.p.k”, me synim krijimin e mundësive për praktika profesionale dhe punësim të studentëve dhe të diplomuarve.
Marrëveshja u firmos nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku dhe pronari i kompanisë, Besim Rexhi.
Sipas saj, studentët e Fakultetit Ekonomik, Juridik dhe të Shkencave Kompjuterike me notë mesatare mbi 8.0 do të kenë mundësinë të ndjekin praktika 2–3 mujore në këtë kompani, duke fituar përvojë konkrete profesionale.
Rektori Dermaku u shpreh se ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt afrimimit të arsimit me tregun e punës, duke i pajisur studentët me njohuri praktike dhe mundësi reale zhvillimi.
