UKZ dhe Universiteti i Burgasit nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim akademik

 

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Shtetëror i Burgasit “Prof. Dr. Assen Zlatarov” nga Bullgaria kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.

Ky marrëveshje synon të krijojë një platformë të përbashkët bashkëpunimi në fushat e arsimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të programeve akademike, duke përfshirë mjekësinë sportive, fizioterapinë, inteligjencën artificiale në kujdesin shëndetësor dhe disiplinat e tjera të lidhura.

Palët do të bashkëpunojnë në shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e projekteve kërkimore të përbashkëta, si dhe organizimin e trajnimeve dhe konferencave shkencore. Universitetet synojnë të nxisin përsosmërinë akademike, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor, duke kontribuuar në avancimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në rajon dhe më gjerë.

 

Shpërndaj me të tjerët