Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti i Romës “La Sapienza” po bashkëpunojnë për hartimin e një programi Master Shkencor të përbashkët, që pritet të ofrojë mundësi të reja akademike për studentët.
Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me ekipin e tij, gjatë një vizite në La Sapienza, kanë punuar me kolegët italianë në përmbajtjen e programit, kurset dhe mundësinë e akreditimit ndërkombëtar.
Ky bashkëpunim zhvillohet në kuadër të projektit SHER dhe përfshin edhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, si Universiteti Chulalongkorn nga Tajlanda dhe Universiteti i Kigalit nga Uganda, duke e shndërruar këtë iniciativë në një master transnacional.
Në ditët në vijim pritet të nënshkruhet marrëveshja mes UKZ-së dhe La Sapienza-s, hap që do të mundësojë aplikimin për akreditim ndërkombëtar. Programi do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe studentët do të kenë mundësi mobiliteti semestral në universitetet partnere.