UKZ hap thirrje publike për bashkëpunëtorë të jashtëm për semestrin veror 2025/2026

UKZ hap thirrje publike për bashkëpunëtorë të jashtëm për semestrin veror 2025/26

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka shpallur thirrje publike për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime, në përputhje me nevojat e njësive akademike, për semestrin veror të vitit akademik 2025/2026.

Vendimi është marrë nga Senati i Universitetit, në bazë të kompetencave të përcaktuara me nenin 168 të Statutit të Universitetit, në harmoni me Ligjin Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, si dhe me Rregulloren Ref. Nr. 01/120, datë 21.01.2025, mbi procedurat vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm.

Thirrja u miratua në mbledhjet e Senatit të mbajtura më 30.01.2026 dhe 02.02.2026, dhe ka për qëllim sigurimin e mbulimit të ligjëratave dhe ushtrimeve në kuadër të njësive akademike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Shpërndaj me të tjerët