Përfaqësues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan morën pjesë në Takimin e Dytë Transnacional (TPM2) të projektit AUREA, i mbajtur në Universitetin Eötvös Loránd (ELTE) në Budapest.
Në këtë takim, i cili mblodhi partnerë nga disa universitete dhe institucione evropiane, UKZ u përfaqësua nga Luljete Berisha, u.d. udhëheqëse e Divizionit për Çështje Ligjore dhe koordinatore e projektit, Kosovare Shabani, menaxhere e personelit, si dhe Minire Rexhepi, udhëheqëse e Zyrës për Komunikim me Publikun.
Gjatë takimit u diskutua progresi i projektit, menaxhimi dhe sigurimi i cilësisë, aktivitetet e komunikimit, si dhe zhvillimi i mjetit të vetëvlerësimit dhe laboratorëve socialë në kuadër të arsimit të lartë. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për zbatimin e suksesshëm të projektit.
Pjesëmarrja e UKZ-së në këtë takim dëshmon angazhimin e universitetit në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe përfshirjen aktive në projekte evropiane që synojnë rritjen e cilësisë dhe qeverisjes universitare.
UKZ merr pjesë në takimin TPM2 të projektit AUREA në Budapest
