UKZ mirëpret përfaqësues nga tetë organizata evropiane

 

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur një takim me përfaqësues nga tetë organizata evropiane, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në projekte ndërkombëtare që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe avancimin e arsimit.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Lituania, Gjermania, Portugalia, Austria, Spanja dhe Serbia. Ata u pritën nga rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, prorektori Prof. Dr. Dukagjin Leka, dekani Prof. Asoc. Dr. Selim Daku dhe përfaqësues të tjerë të UKZ-së.

Gjatë diskutimeve u shkëmbyen ide dhe përvoja mbi projektet që nxisin bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin profesional të studentëve.
Universiteti “Kadri Zeka” pritet të jetë pjesë e këtyre iniciativave evropiane në të ardhmen e afërt, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe në përmirësimin e cilësisë së edukimit.

 

 

Shpërndaj me të tjerët