UKZ nderon studentët e diplomuar në një event solemn

 

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mbajti Ceremoninë e Diplomimit të studentëve, një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike dhe emocionale, që kurorëzon përkushtimin dhe punën e tyre gjatë studimeve.

Në aktivitet morën pjesë zyrtarë shtetërorë, përfaqësues të komunave, familjarë dhe stafi akademik.

Studentët e diplomuar parakaluan solemnishëm sipas fakulteteve, ndërsa Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku foli për sukseset e Universitetit dhe sfidat që presin, duke theksuar rëndësinë e dijes dhe angazhimin e studentëve në shoqëri.

Kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të komunave dhe studentët e diplomuar ndanë urimet dhe motivimin për të ardhmen.

Momente emocionale sollën interpretimet muzikore të sopranos Ylberinë Avdyli, si dhe fjalimet e studentëve për përvojën dhe rëndësinë e UKZ-së në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Në fund, Rektori dhe Dekanët ndanë diplomat, përfshirë edhe diploma post mortem për studentet e ndjerra, Arbnora Basha dhe Antiana Thaçi, ndërsa ceremonia përmbyll përmes hedhjes së kapelave nga të diplomuarit.

 

Shpërndaj me të tjerët