UKZ shpall konkursin plotësues për studentët e rinj 2025/26

 

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve Baçelor, për vitin akademik 2025/2026.

Ky konkurs u mundëson maturantëve që nuk kanë aplikuar në afatin e parë, ose që ende nuk kanë vendosur drejtimin e tyre, të bëhen pjesë e programeve të akredituara që ofron UKZ.

Universiteti garanton kushte të përshtatshme studimi, staf të kualifikuar dhe një mjedis akademik që mbështet zhvillimin profesional dhe hulumtimin shkencor.

Të interesuarit mund të aplikojnë sipas afateve të përcaktuara, duke ndjekur procedurat e publikuara në faqen zyrtare të universitetit.

 

 

Shpërndaj me të tjerët