Universiteti Publik “Kadri Zeka” hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj

 

Universiteti Publik “Kadri Zeka” hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2025/2026.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” Gjilan ofron mundësi për të zgjedhur programe të akredituara që përputhen me interesat dhe synimet tuaja profesionale.

Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një mjedis akademik cilësor, me staf të kualifikuar dhe kushte të përshtatshme për mësim dhe hulumtim. Të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të aplikojnë sipas afateve të përcaktuara, duke ndjekur procedurat e publikuara në faqen zyrtare të universitetit.

Ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e UKZ-së, një universitet me përkushtim ndaj cilësisë, zhvillimit të arsimit dhe përgatitjes së kuadrove të reja profesionale për të ardhmen e vendit, thuhet në njoftimin e drejtuesve të këtij universiteti.

https://uni-gjilan.net/…/konkurs-per-pranimin-e…/

 

Shpërndaj me të tjerët