Javën e ardhshme (11–15 gusht 2025), vendi ynë do të ndikohet nga masa të nxehta ajri me origjinë afrikane, duke sjellë temperatura të larta dhe mot kryesisht me diell. Reshjet do të mungojnë, ndërsa vapa pritet të ndihet veçanërisht në orët e mesditës.
Institucionet meteorologjike apelojnë për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Rekomandohet hidratim i vazhdueshëm dhe shmangie e ekspozimit në diell nga ora 11:00 deri në 17:00.
Parashikimi ditor:
- E hënë: Me diell, vranësira të pakta. Temp. min. 14–18°C, max. 33–37°C.
- E martë: Me diell dhe vranësira të shpërndara. Temp. min. 12–17°C, max. 31–35°C.
- E mërkurë: Me diell, vranësira të shpërndara. Temp. min. 14–18°C, max. 32–36°C.
- E enjte: Kryesisht me diell. Temp. min. 13–17°C, max. 31–35°C.
- E premte: Me diell, vranësira të pakta në zonat malore. Temp. min. 13–17°C, max. 31–35°C.