Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan.
Viktima, mashkull kosovar, është identifikuar nga familjarët, ndërsa rasti është konfirmuar nga zyrtarët e Policisë në Gjilan.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të sqarohen të gjitha rrethanat e rastit.
Provate materiale relevante janë sekuestruar nga Policia dhe hetimet janë duke vazhduar.
