Riola Hysa nga Kaçaniku është shpallur fituese e çmimit kryesor të festivalit të parë mbarëkombëtar të folklorit “FestFolk 2025”, i cili u mbajt sonte në Gjilan.
Çmimi i veteranit iu nda Selajdin Miftarit – Salushi nga Shkupi, ndërsa çmimin e më të riut e mori Reis Shala nga Skenderaj.
Në këtë edicion të parë u interpretuan mbi 10 këngë nga solistë të ardhur nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, duke krijuar një atmosferë të pasur me traditë e kulturë shqiptare.
Festivali “FestFolk 2025” u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Kulturës në Gjilan. Orkestra ishte nga Gjilani nën drejtimin e Afrim Lekës, ndërsa drejtori i festivalit ishte Fazli Berisha.
