KF Vllaznia e Pozhoranit, aktualisht anëtare e Ligës së Dytë të Kosovës, ka hyrë me ambicie të mëdha në sezonin e ri, me synimin e qartë për kthim në Ligën e Parë.
Klubi ka emëruar trajnerin e ri, Përparim Livoreka, një emër me përvojë në futbollin vendor, i cili së fundmi ka qenë zv. trajner te KF Vjosa. Livoreka vjen me vizion dhe përkushtim për ta rikthyer Vllazninë në një nivel më të lartë garues.
Pozhoranasit kanë qenë tejet aktivë edhe në merkato, duke afruar disa futbollistë të rinj dhe premtues:
Blinor Jakupi, Xhenti Gerbovci, Edonis Hajdini, Erion Hasani, Asdren Zejnullahu, Enes Beqiri dhe Taulant Ajeti.
Sipas drejtuesve të klubit, përforcimet do të vazhdojnë edhe më tej, pasi objektivi është i qartë: rikthimi në Ligën e Parë të Kosovës, aty ku Vllaznia ka garuar më parë, madje edhe në Superligë për një periudhë.