Vokli Laroshi, përforcimi më i ri në portën e Gjilanit

 

Klubi Futbollistik Gjilani ka zyrtarizuar Vokli Laroshin si portierin më të ri të skuadrës, përmes një video-postimi në faqen zyrtare të klubit.

23-vjeçari nga Elbasani, që stinorin e kaluar mbrojti portën e Llapit, vjen te Gjilani si zëvendësues i Kenan Haxhimazës, i cili tashmë është larguar nga skuadra.

Laroshi konsiderohet një portier i ri dhe premtues. Gjatë karrierës së tij ka mbrojtur ngjyrat e Turbinës, Partizanit, Llapit, si dhe ka qenë pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë.

Në këtë afat kalimtar veror, Gjilani ka qenë jashtëzakonisht aktiv, duke angazhuar përforcime në disa pozita kyçe, me synim ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonin e ri.

 

Shpërndaj me të tjerët