Meshkujt – Xhiro 1
Grupi B
Tirana 3–0 Drita
25–12, 25–20, 25–19
Tirana e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri të Ligës “Gjergj Kastrioti”, duke siguruar një fitore të pastër 3–0 ndaj Dritës, në një ndeshje ku bardheblutë dominuan nga fillimi deri në fund.
Seti i parë ishte një demonstrim force nga Tirana, që krijoi epërsi të madhe dhe e mbylli 25–12.
Drita u përpoq të reagojë në setet pasuese, por kryeqytetasit administruan më mirë lojën dhe fituan bindshëm edhe setin e dytë dhe të tretë, duke marrë tri pikët e para në tabelë.

