Volejboll: Drita triumfon ndaj Tiranës në Ligën “Gjergj Kastrioti”

 

KV Drita – Meshkujt ka shënuar një fitore të rëndësishme dhe bindëse ndaj KV Tiranës, duke e mposhtur ekipin nga kryeqyteti shqiptar me rezultat të pastër 3:0 në kuadër të Ligës “Gjergj Kastrioti”.

Volejbollistët gjilanas treguan lojë të fortë, disiplinë taktike dhe karakter të lartë sportiv, duke dominuar takimin e zhvilluar në Skenderaj nga fillimi deri në fund.

Me një paraqitje të sigurt në të gjitha repartet, Drita nuk i la asnjë hapësirë kundërshtarit për reagim.

Kjo fitore është fryt i punës së palodhshme të lojtarëve, përkushtimit të stafit teknik dhe mbështetjes së vazhdueshme, faktorë që po e udhëheqin skuadrën drejt rezultateve pozitive.

Nga kampi bardhekaltër shprehen të bindur se me këtë ritëm dhe seriozitet, Drita do të vazhdojë rrugëtimin me besim, ambicie dhe synime edhe më të larta në vazhdim të garave.

Shpërndaj me të tjerët