Tre volejbollistë të rinj dhe me perspektivë nga KV Drita janë ftuar për përfaqësuesen e Kosovës U18, siç është bërë e ditur nga lista e publikuar nga Federata e Volejbollit e Kosovës.
Selektori kroat, Darko Prebiracevic, ka përzgjedhur 14 lojtarë për ekipin kombëtar, dhe për herë të parë në këtë listë janë përfshirë Engjëll Dalipi, Kejsan Mavriqi dhe Mal Devaja.
Ftesa për këta tre të rinj nuk është rastësore.
Edhe pse në moshë të re, ata kanë qenë bartësit e rezultateve pozitive të KV Drita, e cila këtë vit ka shfaqur paraqitje të shkëlqyera dhe është renditur në vendin e tretë në garat vendore.

