Vullneti i rinisë gjilanase do të jetësohet përmes PDK-së

 

Rinia e Gjilanit po shihet gjithnjë e më shumë si forca që do të përcaktojë drejtimin e zhvillimit të ardhshëm të qytetit.

Kandidati i PDK-së për këshilltar komunal, Shefik Surdulli, me përvojë të dëshmuar në jetën shoqërore, politike e institucionale, ka theksuar se gjenerata e re është pasuria më e madhe që ka vendi dhe se vullneti i saj do të jetësohet vetëm përmes një programi të qartë dhe mbështetjes së palëkundur politike.

Sipas tij, rinia gjilanase po i afrohet PDK-së me besim dhe vendosmëri, duke u liruar nga propagandat e egra të rivalëve politikë.

“Rinia është duke u zgjuar, është duke u ngritur si një stuhi që sjell shpresë të re dhe që premton zhvillim e perspektivë për qytetin tonë,” ka thënë Surdulli.

Në kuadër të vizionit të tij për rininë, ai ka prezantuar disa pika konkrete:

  • Zhvillim arsimor e profesional – përkrahje për shkollat, kurset, trajnimet dhe aftësimin profesional, me fokus të veçantë për nxënësit e shkollave teknike dhe bujqësore.
  • Infrastrukturë moderne rinore – krijimin e hapësirave rekreative, mbështetje për klubet rinore dhe organizimin e aktiviteteve kulturore e sportive.
  • Punësim dhe ekonomi – programe për të rinjtë që kërkojnë punë, krijim të mundësive për bizneset e vogla dhe start-up-et.
  • Kulturë, sport dhe bashkëpunim – festivale, gara dhe aktivitete që nxisin krijimtarinë dhe përfshirjen e të rinjve.
  • Shoqëri e drejtë dhe e qëndrueshme – edukim mbi të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe mbrojtjen e mjedisit.
  • Pjesëmarrje në vendimmarrje – mbështetje për iniciativat rinore dhe inkurajim për përfshirje aktive në proceset komunale.
  • Shëndet dhe mirëqenie – qasje më e lehtë në shërbime shëndetësore dhe sociale, me theks të veçantë në shëndetin mendor e fizik të rinisë.

Shefik Surdulli ka bërë thirrje që rinia dhe qytetarët gjilanas t’i japin mbështetje PDK-së, duke theksuar se vetëm përmes këtij programi vullneti i rinisë do të marrë jetë, ndërsa Gjilani do të ketë një të ardhme më të sigurt dhe më të zhvilluar.

/Shkrim i  sponsorizuar/

 

 

Shpërndaj me të tjerët