Xhamia në fshatin Pasjak, që gjeografikisht ndodhet pranë Gjilanit por zyrtarisht i takon komunës së Novobërdës, tashmë është pajisur me një hapësirë shtesë për parking. Ky investim është bërë i mundur me mbështetjen e Komunës së Novobërdës, kontributin e besimtarëve të kësaj xhamie si dhe të BIK-ut të Gjilanit.
Hapësira e re do t’u shërbejë besimtarëve jo vetëm për nevoja të përditshme, por sidomos gjatë ditës së xhuma dhe ngjarjeve të veçanta, kur pjesëmarrja rritet ndjeshëm.
Vitin e kaluar kjo xhami ka kaluar në një renovim tërësor, duke u pasuruar me një aneks dhe hapësira ndihmëse. Të gjitha këto punime janë realizuar falë kontributeve vullnetare nga besimtarë që kanë zgjedhur të mbeten anonimë, ndërkohë që kostoja e renovimit ka qenë tejet e lartë.