Kandidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Selver Xhelili, u ka bërë thirrje bashkëvendësve të tij, përkatësisht qytetarëve të Kosovës Lindore, që të mbështesin kandidaturën e tij dhe subjektin politik që ai përfaqëson.
Xhelili, i cili është me prejardhje nga Malësia e Bujanocit, ka theksuar se është koha për bashkim rreth vlerave që, sipas tij, i kanë mbajtur shqiptarët të fortë ndër vite: zhvillimi, dinjiteti dhe përfaqësimi i denjë.
“PDK ka qenë dhe mbetet zëri i interesit kombëtar, i ndërtimit të shtetit dhe i mbështetjes së çdo shqiptari, kudo që jeton. Sot, më shumë se kurrë, Kosova Lindore ka nevojë për një përfaqësim serioz dhe të fuqishëm në institucionet e vendit”, ka shkruar Xhelili.
Ai ka kërkuar votën për PDK-në, duke e lidhur atë me zhvillimin ekonomik, sigurinë dhe stabilitetin, si dhe me ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj.
“Bashkë jemi më të fortë. Bashkë ndërtojmë Kosovën që e meritojmë”, ka përfunduar Xhelili.

