Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Selver Xhelili, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për kandidatët e Anamoravës përmes një postimi në Facebook.
Ai ka shkruar se ky është “momenti historik” për Anamoravën, duke theksuar se rajoni ka nevojë për zërin e vet dhe se ky zë fuqizohet vetëm përmes votës së qytetarëve.
“Duhet të zgjohemi të gjithë, i madh e i vogël, sepse sot kemi momentumin dhe duhet ta shfrytëzojmë. Votoni kandidatët e Anamoravës, votoni për përfaqësimin tonë dhe për të ardhmen e vendit tonë. Bashkë e bëjmë Anamoravën më të fortë!”, ka shkruar Xhelili.

