Xhevat Bekteshi pjesë e AAK për Asamble Komunale

 

 

Emër i njohur i veprimtarisë kombëtare dhe angazhimeve për liri e shtetndërtim, Xhevat Bekteshi rikthehet në skenën lokale politike si pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Asamblenë Komunale.

Me një përvojë të pasur në institucionet më të larta të shtetit , si shef kabineti në Zyrën e Kryeministrit, drejtor departamentesh, hartues projektesh strategjike dhe ligjore, si dhe me angazhime në arsimin e lartë, ai përfaqëson modelin e përkushtimit, dijes dhe integritetit.

Zëri i tij i mungoi Kuvendit Komunal të Gjilanit. Tani është koha që ai të bëhet pjesë e legjislativit lokal si zë i arsyes dhe vizionit.

Livoqi përfaqësohet denjësisht me Xhevat Bekteshin, alternativa më e mirë për përfaqësim të ndershëm dhe vizionar.

 

Shpërndaj me të tjerët