Në trevat shqiptare, pa dallim kufijsh, nuk mungojnë zërat që e mbajnë gjallë krenarinë kombëtare. Një prej tyre është Faton Zylbehari, zyrtar i Shkëndijës së Tetovës. Ai shquhet për deklaratat e qarta, të drejtpërdrejta dhe të mbushura me ndjenjë shqiptare.
Kur Zylbehari flet, ai ngjan më shumë me një zyrtar të FSHF-së sesa me atë të Maqedonisë së Veriut. Ai e sheh Shkëndijën jo vetëm si klub sportiv, por si përfaqësim të identitetit shqiptar në çdo fushë.
Pikët mund t’i shkojnë Maqedonisë, por krenaria për Shkëndijën u takon të gjithë shqiptarëve, nga Tetova në Tiranë, nga Shkupi në Prishtinë. Dhe kjo është për ata që ende dyshojnë se Shkëndija nuk është pjesë e futbollit tonë kombëtar në shpirt.
