Sot është dita e fundit që partitë politike të njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit përmes koalicioneve.
Afati për dorëzimin e njoftimeve ka filluar më 24 nëntor. Deri të martën në orën 13:00, KQZ ka pranuar njoftimet për dy koalicione: PAI – PDAK – LPB, i përbërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim; VAKAT, që përfshin DSB, BSK dhe DSV.
Rregullat zgjedhore përcaktojnë se një koalicion duhet të ketë së paku dy parti, ndërsa pas certifikimit, asnjëra prej tyre nuk mund të largohet apo të regjistrohet në një koalicion tjetër.
Gjatë ditës së djeshme, Partia e Drejtësisë konfirmoi se do të garojë në listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Tashmë mbetet të shihet nëse deri në mbyllje të afatit do të ketë njoftime të reja, apo zgjedhjet e 28 dhjetorit do të zhvillohen me koalicionet e deritanishme.
![]()
