Zjarri jashtë një objekti tregtar në Kamenicë, vetëm dëme materiale

 

Një rast zjarri është raportuar jashtë një objekti tregtar në qytetin e Kamenicës. Pas njoftimit, njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje, duke vepruar me shpejtësi për ta vënë nën kontroll dhe për ta lokalizuar zjarrin, në mënyrë që të parandalohej përhapja e tij në hapësira të tjera.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar, mirëpo janë shkaktuar dëme materiale. Autoritetet e zjarrfikësve dhe ekspertët përkatës tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e shpërthimit të zjarrit.

Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, duke theksuar rëndësinë e raportimit të menjëhershëm të rasteve të ngjashme për të evituar pasoja më të mëdha.

 

Shpërndaj me të tjerët