Zyrtare: Gjilani “blindon” mbrojtjen me Astrit Thaqin!

 

SC Gjilani ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në merkato – mbrojtësin e mirënjohur Astrit Thaqi. Futbollisti me përvojë të gjatë në Superligë i bashkohet gjilanasve  nga FC Ballkani, ku ishte pjesë kyçe e suksesit vendor dhe ndërkombëtar.

Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet se Thaqi tashmë është pjesë e familjes kuqebardhë, me synime të qarta për sezonin e ri.

Por ajo që e bën edhe më interesante këtë lëvizje është fakti se Thaqi më parë ka mbrojtur ngjyrat e rivalit lokal, SC Drita. Tani, ai e nis një kapitull të ri te Gjilani, duke kaluar në anën tjetër të qytetit në një prej lëvizjeve më të spikatura të merkatos verore.

 

Shpërndaj me të tjerët