Klubi kampion i Kosovës, Drita, ka bërë publike formacionin zyrtar për sfidën e madhe ndaj FC Copenhagen, që zhvillohet sonte në kuadër të raundit të dytë kualifikues të UEFA Champions League.
Trajneri Zekirija Ramadani ka zgjedhur këtë njëmbëdhjetëshe për të përballuar sfidën më të rëndësishme evropiane të sezonit:
Formacioni startues: Maloku, B. Krasniqi, Mesa, Ovotuka, Bejtullai, Broja, Dabiqaj, Ajzeraj, Balaj, Limaj, Manaj
Zëvendësues: Behluli, Rexhepi, Sheji, Morina, Bonsu, Salifu, Mustafa, Sylëmani, Tusha, Zulfiu, Krasniqi
Ndeshja zhvillohet sonte dhe është një nga përballjet më të mëdha në historinë e klubit gjilanas. Drita synon të befasojë gjigantin danez dhe të vazhdojë rrugëtimin evropian.