Zyrtarisht nis sot fushata zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit

 

Zyrtarisht nis sot fushata zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Sipas afatit të përcaktuar, fushata zgjedhore për subjektet politike do të zgjasë nga 17 deri më 28 dhjetor 2025, deri në orën 06:59.

Gjatë kësaj periudhe, subjektet politike kanë të drejtë të organizojnë tubime, ngjarje politike, debate dhe konferenca për media, si dhe aktivitete të tjera të lejuara. Po ashtu, lejohet publikimi dhe shpërndarja e afisheve, reklamave dhe materialeve të tjera zgjedhore.

Subjektet politike mund të zhvillojnë fushatë edhe përmes televizionit, radios, mediave të shkruara, rrjeteve telefonike, sistemit postar dhe mjeteve të tjera reklamuese, në përputhje me Kodin e Mirësjelljes, rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe legjislacionin në fuqi.

 

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët