Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e bashkëpunimit me zyrën ligjore Geci Law Firm L.L.C, e përfaqësuar nga avokati Bert Geci.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Geci Law Firm L.L.C do të ofrojë shërbime dhe mbështetje të specializuar juridike për klubin, duke garantuar përfaqësim profesional dhe respektim të plotë të legjislacionit dhe rregulloreve përkatëse.
Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e strukturës institucionale dhe ligjore të klubit, në funksion të realizimit të objektivave tona afatgjata dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Sport Club Gjilani mbetet i përkushtuar ndaj profesionalizmit, transparencës dhe ndërtimit të partneriteteve strategjike në shërbim të suksesit të klubit.
Â
