1577 gjoba të shqiptuara brenda një jave

 

Policia Rajonale e Trafikut në Gjilan, në kuadër të kontrollit dhe edukimit rrugor, ka shqiptuar gjithsej 1,577 gjoba për shkelje të ndryshme në komunikacion gjatë një jave.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar:  23 aksidente me të lënduar,  8 aksidente me dëme materiale,  11 shoferë janë ndaluar nga drejtimi i automjeteve, 69 kundërvajtës janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurisë.

Policia apelon për respektim të dispozitave ligjore, uljen e shpejtësisë, përdorimin e rripit të sigurisë dhe vëmendje të shtuar ndaj këmbësorëve.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët.

 

 

Shpërndaj me të tjerët