Nxënësit e Velekincës përkujtojnë Epopën e UÇK-së

Në ShFMU “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë mbahet program përkujtimor për Epopën e UÇK-së

Në shkollën ShFMU “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë është mbajtur një program përkujtimor në nder të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke përkujtuar me respekt dhe krenari datat historike 5, 6 dhe 7 mars.

Në këtë organizim morën pjesë dhe mbajtën fjalë rasti drejtori i shkollës, Zaim Zymeri, si dhe mysafirë të nderuar nga radhët e ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe të komunitetit.

Të pranishëm ishin: Ahmet Isufi, komandant i Zonës Operative të Karadakut; Ahmet Daku, komandant dhe ish-kryetar i OVL-së së UÇK-së; Sali Mustafa, përfaqësues dhe kryetar aktual i OVL-së së UÇK-së; ish-pjesëtari i UÇK-së Sami Lakna, si dhe veterani i arsimit Sinan Ademi.

Në këtë aktivitet ishte gjithashtu i pranishëm edhe Betim Berisha, përfaqësues i familjes së Heroit të Kombit Nuhi Berisha, i cili nderoi të pranishmit me pjesëmarrjen e tij.

Programi u pasurua me interpretime artistike nga nxënësit e shkollës. Nxënësja Rizuana Vokshi interpretoi një monolog artistik, nxënësi Flamur Avdyli recitoi një poezi kushtuar Epopesë së UÇK-së, ndërsa nxënësja Rubina Lakna prezantoi një ese përshkruese.

Gjithashtu u shfaq edhe një video-insert përkujtimor që rikujtoi emocionet dhe madhështinë e këtyre ditëve historike.

Në përfundim të aktivitetit u bë ndarja e mirënjohjeve për veteranët e UÇK-së nga komuniteti i fshatit, në shenjë respekti dhe falënderimi për sakrificën dhe kontributin e tyre në rrugën e lirisë.

Ky organizim shërbeu si një moment i rëndësishëm kujtese, reflektimi dhe krenarie për historinë dhe vlerat tona kombëtare, duke përcjellë te brezi i ri mesazhin e respektit për sakrificën dhe dashurinë për atdheun.

Shpërndaj me të tjerët