Shkolla e fshatit Pogragjë është bërë me ujë të pijshëm, falë një projekti me gjatësi prej mbi 1 kilometri që ka sjellë ujin me rënie të lirë. Ky ujë do të shërbejë për nevojat e shkollës, ambulancës si dhe vetë banorëve të fshatit.
Kostoja e këtij projekti kap vlerën prej 4.000 eurosh, mjete këto të siguruara nga mërgimtari Shefqet Imeri, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Në emër të stafit të shkollës, nxënësve dhe prindërve, drejtori Avdil Islami ka shprehur falënderimet më të sinqerta për bashkëvendasin Shefqet Imeri për kontributin e tij bujar në sigurimin e ujit të pijshëm.
Gjithashtu, një falënderim i veçantë u është adresuar Ardian Rexhep Xhemailit për mbështetjen e vazhdueshme në çdo aksion në të mirë të shkollës, si dhe punëtorëve të shoqatës, Bekim Hajrizi dhe Fikret Mustafa, për angazhimin dhe ndihmën e tyre në realizimin e këtij projekti që krijon kushte më të mira për nxënësit dhe stafin./dita24h /
