NDAHEN RRUGËT / Abdullah Biricik largohet nga FC Drita pas dy vitesh

FC Drita ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin kondicional Abdullah Biricik, pas skadimit të kontratës së tij me klubin.

Biricik ishte pjesë e stafit të Dritës për dy vite, periudhë gjatë së cilës kontribuoi në përgatitjen fizike të skuadrës dhe në sukseset e arritura nga ekipi.

Klubi gjilanas e ka falënderuar për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë, duke i uruar fat dhe suksese në vazhdim të karrierës.

Në shenjë mirënjohjeje, Drita e ka falënderuar Biricikun edhe në gjuhën turke me fjalët: “Teşekkürler, Dulla!”.

Shpërndaj me të tjerët